Modelja shqiptare: “Si e mbajta larg medias shtatzëninë time”

Në datën 8 mars, Kristina Baki na bëri me dije se është në pritje të ëmbël. Porrr ka një porrr nuk është në muajt e parë të shtatzënisë por në fund të saj. Megjithatë modelja e njohur daljen e saj publike të parë ka zgjedhur ta bëjë në programin “Style Star” në ABC ku është pyetur se si ka arritur ta mbante të fshehtë këtë lajm.

“Mund të them që më ka ndihmuar koha, sepse duke qenë se ka qenë ftohtë jam veshur trashë, por le të themi që ka qenë bark i vogël. Tani që ka dalë nuk munda më ta fshihja dhe ja ku jemi”, është shprehur ish-Miss Universe Albania.

Kryefjala.com ka zbuluar më herët se modelja e njohur pret të bëhet mami i një vogëlusheje, që me siguri do të jetë po aq e bukur sa Kristina.