Modelja shqiptare e thotë publikisht: “Oriola Marashi është e mbivlerësuar!”

Si çdo mbrëmje në “Top Arena”, Antonela Berishaj zhvillon intervista të shkurtra me personazhe të ndryshëm.

Së fundmi ishte e ftuar Miss Turizmi, Klarisa Pengu për t’u përgjigjur në pyetjet pikante.

Ndër të tjerash ajo ndau mendimet e saj për vajzat të tjera të njohura në fushën e modës. Klarisa tregoi se Oriola Marashi sipas saj është e mbivlerësuar.

“Nuk i ka ato përmasat e duhura që karakterizojnë një modele”, tha ajo. /Prive.al