Modelja rrëfen problemet me shëndetin mendor/ “Isha nën presion se motra ishte më e bukur se unë”

Modelja me famë botërore, Bella Hadid ka rrëfyer mbi problemet për shëndetin mendor dhe komplekset e saj me pamjen fizike.

Në një intervistë për Vogue, 25 vjeçarja ka treguar se në moshën 14 vjeçare ka bërë një ndërhyrje në hundë pasi nuk i pëlqente pamja e saj.

Hadid ka pranuar se ndihej e shëmtuar dhe e pakëndshme në krahasim me motrën e saj Gigi Hadid dhe pranon se sapo kishin filluar problemet me anoreksinë dhe depresionin.

“Do të doja të kisha mbajtur hundën e paraardhësve të mi”, tha supermodelja. Ndër të tjera ajo shpjegoi se ishte ndjerë gjithmonë në presion nga pamja fizike e motrës së saj më të madhe, Gigi Hadid e cila sipas saj ishte shumë më e bukur.

Bella Hadid është shënjestruar gjithnjë nga doktorë të plastikës duke thënë se modleja ka rkyer ndërhyrje të dukshme në fytyrën e saj.

Kirurgu kryesor i Harley Street, Dr Julian de Silva analizoi fotografitë e Bella-s nga ditët e sotme dhe 10 vjet më parë me teknikën e tij të kompjuterizuar të hartës PhiFace, e cila llogarit simetrinë dhe harmoninë e tipareve të fytyrës si sytë, buzët, hunda, mjekra dhe forma e përgjithshme e fytyrës, dhe vuri në dukje se rezultatet dolën ‘radikalisht të ndryshme’. Hadid vazhdon të mohojë se ka bërë ndërhyrje të tjera edhe pse ekspertët thonë që ndryshimet në fytyrën e saj janë të dukshme. /CNA.al