Modelja në klipin e Majk-ut vari veten, vetëvrasja që u mbajt e fshehtë për dy muaj

Modelja e që ka marrë pjesë në klipin “Qikita” të reperit Majk, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Beograd. Mësohet se modelja serbe e quajtur Marija Çurçiç ka kryer vetëvrasje më 11 nëntor të 2018-s, por vetëm tani është bërë publike nga mediat vendase. Media serbe “telegraf.rs” shkruan se, 25-vjeçarja me origjinë afrikano-serbe ka patur një gjendje të rënduar mendore, por arsyeja e veprimit të saj nuk është konfirmuar. Sipas mediave nuk është gjetur asnjë letër apo shenjë depresioni nga prindërit e saj. Gjithashtu bëhet e ditur se Marija u gjet e vdekur në apartamentin e saj, ku jetonte me qira në Beograd. Ajo kishte hipur sipër një karrige dhe ishte varur me litar. Ajo ishte imazhi i shumë prej klubeve të natës, si dhe modele në disa reklama për marka të ndryshme, sipas Panorama Plus. Marija kishte studiuar për Marrëdhënie me Publikun dhe ishte gazetare.

Me te lexuarat