Modelja e “Victoria’s Secret” vesh reçipetat e rralla si bizhu

Elsa-Hosk-2

Ashtu si çdo vit, Victoria’s Secret ka zbuluar përpara publikut të gjerë recipetën e saj të rrallë, atë 1 milionë dollarëshe “Dream Angels” e krijuar e gjitha me gurë Swarovski. Modelja e zgjedhur këtë radhë për të mbajtur atë që konsiderohet si bizhuja e vërtetë e show-t, është Elsa Hosk.

Elsa-Hosk-3

Për krijimin e recipetave që kanë plot 2100 gurë të çmuar, u deshën 930 orë. Modelja suedeze është padyshim një përzgjedhje që nuk zhgënjen. Ajo i bashkohet mbretëreshave të tjera të pasarelës që kanë mbajtur recipetën e ëndrrave: Tyra Banks, Heidi klum, Gisele Bunchen, Miranda Kerr e Lais Ribeiro e show-t të 2017-tës, shkruan Top Channel.

Elsa-Hosk-4

Këtë vit, ndërkohë nga Victoria’s Secret ka një risi: firma e famshme amerikane e të brendshmeve ka vendosur të hedhë në treg edhe një variant, nga i cili mund të përfitojnë edhe njerëzit e thjeshtë. Ai do të përbëhet po nga kristale Swarovski, vetëm se jo diamante si në rastin e parë dhe do të kushtojë 250 dollarë.

Elsa-Hosk-5