Modelja e njohur tmerrohet nga koronavirusi: Më quani të çmendur, kam bërë 30 herë testin…

Prej muajsh, bota po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Për këtë arsye, shumë njerëz ndihen të rrezikuar nga ky virus, përfshirë edhe modelen e njohur Vildane Zeneli. Përmes një postimi në “Instagram”, modelja ka treguar se është tmerruar nga koronavirusi. Ajo ka theksuar se ka kryer 30 teste të COVID-19 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Në postimin e saj, Vildania e cilësoi veten si “hipokondriake”, term ky që lidhet me personat që kanë frikë nga sëmundjet.

“Mund të më quani të çmendur, por e kam bërë testin 30 herë, po jam hipokondriake. Kushdo që ka qenë së fundmi afër meje është mirë me shëndet”, shkroi modelja krahas imazhit të një testi COVID.

Top Channel