
Modelja e njohur shqiptare akuzon ish-kunatin
Dje u rikthye në vëmendje historia e Vesa Vllasaliut me ish-partnerin e saj, futbollistin Mërgim Berisha.
Ajo ka vazhduar të ndajë detaje tronditëse nga romanca e tyre toksike. Mes tjerash, tha se kishte parë edhe disa tituj portalesh në lidhje me këtë, ku edhe kishte folur vëllai i ish-të fejuarit.
“Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam biseda (chat) që më ka shkruar edhe mua. Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij, e më ka shkruar edhe mua. Le të flasin ç`të duan. T’i mbyllin dhe borxhet e mia, të mi japin të gjitha gjërat e mia që i kam prej familjes time. Po luftoj për të drejtat e mia”, deklaroi mes të tjerash ajo.
ntv.al