Modelja e njohur, nënë për herë të dytë, i ve djalit emrin unik
Ajo është një nga modelet më të bukura dhe më me emër në botën e modës dhe showbizit botëror. Miranda Kerr është bërë nënë!
Lajmin për ardhjen në jetë të djalit të saj e kanë dhënë mediat e huaja. Por përmes një postimi në ‘Instagram’, Miranda Kerr ka zbuluar emrin e veçantë të djalit të saj, Myles.
“Jemi shumë të lumtur me ardhjen në jetë të Myles dhe mirënjohës për urimet tuaja. Jemi shumë të emocionuar që mirëpresim në familje djalin tonë të bukur”, shkruan modelja.
Ajo dhe Evan Spiegel, i cili është CEO i ‘Snapchat’ janë gjithashtu prindër të një djali tjetër.