Modelja e ekzekutuar në Ekuador, e dashura e “El Patron”, vrasësit të Ergys Dashit
Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me ekzekutimin e missit ekuadorian Landy Párraga në një restorant të dielën në qytetin Quevedo.
Autoritetet nuk dinë të shprehen ende në lidhje me shkaqet e ekzekutimit mafioz të saj nga dy persona, ndërkohë që mediat vendase e lidhin me njërin prej narkotrafikantëve më të mëdhenj të vendit, siç është Leandro Norero.
Ai u vra në mënyrë makabre gjatë revoltës në njërin prej burgjeve të vendit në tetor të vitit të shkuar duke iu prerë koka.
Norero njihej si një ndër trafikantët më të mëdhenj në vend dhe mbante pseudonimin “El Patron”.
Mediat përfolën emrin e tij si personi që porositi vrasjen e Ergys Dashit në Ekuador dy vite më parë, ndërkohë që njihej edhe si financues i tre grupeve kriminale. Bëhet fjalë për grupet “Los Lobos”, banda më e madhe në vend; Los Tiguerones dhe Los Chones. Të trija grupet janë rivale të “Los Choneros”.
Vrasja e modeles
Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga momenti i ekzekutimit të modeles pasi dy persona futen me shpejtësi në një restorant dhe qëllojnë disa herë ndaj saj. Ajo ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Prokuroria vendase nisi hetimet në lidhje organizatën e Noreros, e cila kishte tentakulat deri në nivele të larta në qeveri. Dosja e quajtur “Metastasis”, përfshinte shumë emra të rendësishëm, ndërkohë që përflitej dhe emri i Landy Párraga
Ekuadori është përfshirë në një serial të dhunshëm gjatë viteve të fundit, në një luftë totale që ka nisur mes grupeve që kanë kontrollin e kokainës në vend.
tpz.al