Modeli Roland Lekaj në shtëpinë e Donald Trump me statusin e biznesmenit: ”Ç’më tha kur iu prezantova se vij nga Shqipëria”
Modeli nga Lezha Roland Lekaj ishte kryefjala e mediave rozë pak javë më parë, pasi ai çuditi Kanën me blerjen e çmendur në ankandin e famshëm që organizohet atje. Pasaniku më i ri nga Shqipëria që shpenzoi 1.6 milion Euro për një fustan prej vitesh jeton në Kinë, ndërkohë që i la me gojë hapur të famshmmit në galanë “amfAR” të Kanës jo vetëm me prezencën e tij por edhe me shifrën marramendese që artikuloi në ankandin e bamirësisë. Por mesa shihet Roland nuk di të ndalet, pasi vetëm një ditë më parë ai postoi në rrjetet sociale një foto pranë Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. “A big pleasure for me and my ëife to meet ëith the President of USA, Mr.Donald Trump!” (Kënaqësi e madhe për mua dhe bashkëshorten time të takohemi me Presidentin e SHBA-ve, Z. Donald Trump”, shkruante Roland në statusin e tij. Për “Panorama Plus” ajo tregon më shumë detaje rreth këtij takimi special ndërsa thotë: “Ishim biznesmenë nga e gjithë bota, kemi qenë rreth 200 vetë të ftuar në shtëpinë e Trumpit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si tip kur e takon live mund se të them me bindje se unë e adhuroj atë person, pasi çfarë mendon ta thotë troç dhe në mënyrë direkte. Me pak fjalë fjalë tip shumë i mirë, shumë ndryshe e shumë i veçantë nga liderët e ndryshëm të botës, pasi unë kam pasur rastin të takoj edhe Merkelin, Presidentin e Anglisë, edhe të tjetrë, por që Trump më ka lënë përshtypjet më të mira krahasuar me ta. Në lidhje me komunikimin mes tyre, Roland tregon për “Panorama Plus”: “Kominukuam rreth një minutë. Vij nga Shqipëria iu prezantova, dhe ai ma ktheu: “Me vjen shumë mirë që në këtë moshë të re je këtu në këtë takim. Keep going young boy!””, tregon Roland për “Panorama Plus”. Para pak javësh ishte prezantuesja, modelja dhe aktorja ruse Victoria Bonya, e cila shpërndau videot nga momenti kulminant i mbrëmjes në Kanë, ku kryepersonazhi i eventit u bë pikërisht Lekaj, i deklaruar si pasaniku më i ri nga Shqipëria, por që jeton si biznesmen në Kinë që pas martesës me një biznesmene shumë të fuqishme miliardere nga Kina, me të cilën ka dhe një djalë. Mes shumë të pasurve të pranishëm në mbrëmjen ku vetëm bileta e hyrjes kushtonte 13 mijë Euro, Rolando Lekaj i bëri të gjithë ta shikonin me adhurim. Rolando Lekaj, jeta përrallore e modelit nga Lezha që tani po bën bujë si biznesmen Lind pyetja si arriti Roland Lekaj që nga një model nga Lezha të arrinte të pasurohej në sajë të biznesit të tij në Pekin, ndërkohë që u martua me një nga gratë e pushtetshme të Pekinit, e njohur edhe si shoëgirl. Vetë Rolando u bë i njohur pak vite më parë për pjesëmarrjen në evente të ndryshme bukurie e sfilata mode. Në Pekin po bën karrierë si model, aktor dhe biznesmen i një marke kremrash antimoshë. Puna si model për marka ndërkombëtare i ka dhënë mundësinë të marrë pjesë në evente të ndryshme botërore, siç ishte Festivali i Filmit në Kanë, ku përveç vajzave të tjera të njohura ai krijoi miqësi me trashëgimtaren e “Hilton Hotels”, Paris Hilton, fotot e të cilëve i publikoi edhe “Daily Mail”. Rolando, i cili tani vazhdon të angazhohet si aktor e model në Kinë, ka realizuar sete fotografike për markat “Hugo Boss” dhe “Hermes” në Kinë, ndërkohë që ka promovuar dhe biznesin e tij. Në lidhje me jetën e re në Kinë ai ka treguar: “Kam disa vite në Kinë dhe vendosa të jetoj këtu pasi është jeta e biznesit të gjithë botës. Punoj si menaxher dhe njëkohësisht model e aktor. Sa për fitimet vjetore, ai përgjigjet: “Nuk më pëlqen të flas me shifra. Por falë Zotit janë të mjaftueshme për një jetë perfekte, për mua personalisht dhe familjen time!”. Në Shqipëri e nisi karrierën si model, eksperiencat e para i ka pasur që në vitet 2007-2008. Në fillimet e tij ka konkurruar në “Miss&Mister Lezha”, e më pas me evente të ndryshme mode në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe ai ka lançuar një sërë produktesh, marka të njohura në botë. Në vitin 2010, Roland ishte ftuar të merrte pjesë në eventin më të madh të modës në Shqipëri, dhe më pas lidhi kontrata me firma të njohura. Kjo i shërbeu për karrierën jashtë vendit, ku pozoi për disa revista mode në vendet aziatike, si: GQ, Leon TRENDSHEALF, Menhealth, Pazari Harper, etj. Paralelisht me modën në Pekin, ai është angazhuar edhe si aktor në një film në Kinë. Rolando në Shqipëri u bë i njohur disa vite më parë si pjesëmarrës në konkurse bukurie për meshkuj, dhe sfilata të modës së lartë. Sot rezidenca e tij kryesore është Pekini, ku po shijon famën si model, aktor dhe biznesmen i një marke produktesh kozmetike. I pyetur për gruan e jetës ai përgjigjet: “Kemi një lidhje perfekte. Ajo është një ndër personat më të veçantë që kam njohur deri tani në jetën time. Më pëlqen zemra që ka. Ajo është mjeke, aktore dhe businessëoman e suksesshme.” Eksperiencat me modën në Shqipëri i provoi në vitet 2007-2008, kur konkuroi në “Miss&Mister Lezha”, e më pas me evente të ndryshme mode në Tiranë. Ndërkohë tani e shohim gjithmonë krah bashkëshortes pasanike të Pekinit.