Modele edhe larg pasarelave! Kate Moss ‘rrëmben’ vëmendjen në rrugët e Parisit!
Kate Moss dukej elegante teksa doli në Paris të hënën. Supermodelja, 48 vjeçe, zgjodhi një palë pantallona të zeza dhe një pallto të gjatë ndërsa mori pjesë në një event për linjën e saj të kujdesit të lëkurës Cosmoss.
Vizita e saj në kryeqytetin francez përkon edhe me Javën e Modës në Paris. Ajo mbante flokët e saj të gjatë bjonde të lëshuara mbi shpatulla, të drejtuara mirë. Ajo doli nga vendi me një çantë plot me produkte nga marka e saj, Cosmoss. Kate thuhet se po planifikon të zgjerojë markën e saj të bukurisë vetëm disa javë pas krijimit të saj duke shitur produkte të bëra nga myshk deti.
Supermodelja lançoi markën e saj të mirëqenies Cosmoss, duke premtuar t’u tregojë fansave udhëtimin e saj të transformimit, në fillim të këtij muaji. Dhe tani thuhet se ajo po planifikon të kapitalizojë mbiemrin e saj duke shitur ‘myshk për qëllime mjekësore’, sipas Mirror.
E gjithë gama e kujdesit të lëkurës së Kate vjen me 412 paund për shumë, duke përfshirë serumin Golden Nectar prej 105 paund, i cili përmban lotët ‘mitikë’ të Chios, një rrëshirë bimore e prodhuar në ishullin grek. Produktet, të bëra nga substanca të fuqishme, natyrore, ndahen në tre rituale të cilat thuhet se balancojnë trupin dhe shpirtin me mjedisin natyror dhe ciklet cirkadiane.