Moda në kohën e pandemisë / Si të vishemi plot shije dhe njëkohësisht të mbrohemi nga Covid-19
Si femër me ndikim të madh në veshje, këtë periudhë, Olivia Palermo është e vetëdijshme që me përgjegjësinë e saj duhet patjetër të kontribuojë në pengimin e përhapjes së coronavirusit.
Prandaj, këto ditë ajo në Instagram po jep ide se si t’i bëjmë në mënyrë perfekte kombinimet e verës, por njëherësh edhe të mbrohemi nga infektimi.
“Siguria është me rëndësi, prandaj le të jetë edhe moderne. Po gjej mënyra kreative se si të mbrohem në shëtitjet e çdoditshme me qenin. Bëhuni kreative dhe në dollapin tuaj kërkoni maskën personale”, shprehet Olivia, e cila ka vendosur që “maska” e saj të jetë shamia e bukur e mëndafshtë.
Burimi / Telegrafi.com