Moda e lartë “flet”shqip në mes të New York-ut, njihuni me arritjen e fundit të Mirela Nurçes

1519338788864-1

Në New York këtë muaj nisi sezoni i 27-të i “Couture Fashion Week”, që organizohet në të njëjtën periudhë kohore me New York Fashion. Në këtë shfaqje stilistët nga e gjithë bota ku prezantojnë koleksionet e tyre të modës së lartë, ishte e pranishme dhe stilistja shqiptare Mirela Nurçe, e cila prezantoi brandin e saj “Tonni’86”. Stilistja risolli këtë vit xhaketat e kombinuara me trendet e momentit, por duke ruajtur detajet që karakterizojnë veshjet e saj. Nëpërmjet këtij brand-i, Nurçe ka dashur të tregojë se gruaja e “Tonni’86” është përfaqësim i klasikes. Për të bërë prezantimin e saj në pasarelë ajo kishte zgjedhur emra të njohur të artit si aktorja italiane, Isabella Rosselini etj, ndërsa fotografitë u shkrepën nga fotografi i njohur, Fadil Berisha. Me anë të një statusi në Instagram stafi i brand-it “Tonni’86” kanë falenderuar stilisten shqiptare, e cila me punën dhe talentin e saj arriti të bëjë edhe këtë herë diferencën duke çuar një brand shqiptar në qendrën e botës, New York. “Moda flet shqip në sajë të saj”, mbyllet statusi pë Nurçen. Dhe kjo nuk ishte hera e parë që stilistja e njohur bëhet pjesë e pasarelave të modës në mbarë botën. Vetëm një vit më parë ajo ishte pjesë e “Milano Fashion Week”, shoqëruar me shumë vëmendje mediatike