Mjeshtri shqiptar me tre galeri arti në Santorini, rrëfen takimin me Jeff Bezos: Ta dija kush ishte…

Eduart Gjopalaj është një mjeshtër i punimit të drurit. Profesionin e ka fituar në mënyrë autodidakte dhe tashmë ka 3 galeri arti në Santorini.

Gjatë një interviste, ai tregoi se në fillim punonte si marangoz dhe skulpturën e ka nisur krejt rastësisht.

“Në fillim fillova pasditeve, pas pune kur kisha kohë të lirë, ku rastësisht gjeta dhe vegla për skulptor.
Dyqanin e parë e hapa në 2005 por ishte e vështirë, sepse punoja gjithë ditën që të paguaja qiranë dhe shpenzimet“, tha ai.

Më tej, Eduarti tregoi dhe historinë e pabesueshme me miliarderin Jeff Bezos. Ai tregoi se kishte vizituar njërën prej galerive të artit që zotëron, por nuk e kishte njohur.

Në Korrik, vjen një grup amerikanësh dhe nuk iu dhashë shumë rëndësi. Atë ditë për mua të gjitha skulpturat ishin shitur dhe tipi nuk pyeti, por akoma nuk e kisha idenë se kush ishte futur në dyqan.

Kur dolën më thanë se ishte Jeff Bezos. Ishte dhe me syze, ku ta njihja. Po ta dija se kush është ai nuk do të ikte nga galeria pa bërë muhabet me një shqiptar. Nuk bleu dhe aty më bëri përshtypje. Nuk pyeti fare”, tha Eduarti.