Mjeku poston foton me maska dhe tregon se sa përqind mbron secila prej tyre

Jo çdo maskë mbron nga koronavirusi. Mjeku shqiptar Ilir Alimehmeti, ka postuar një fotografi në rrjet, e cila shpjegon për çdo lloj maske, se sa përqind të mbron nga virusi.

Alimehmeti po ashtu bën thirrje që njerëzit të ruajnë distancën, pasi është kyçe, edhe pse mund të kesh vendosur maskë.

Theksin mjeku e vë tek maskat e bëra vetë, të cilat sipas figurës, nuk të mbrojnë fare nga virusi.

STATUSI I PLOTË

Qe ta kemi te qarte!
Jo cdo maske mbron!
Maska nuk eshte dordolec!
Perdorni masken e duhur ne momentin e duhur, ose lereni fare ate muhabet!


(Shtese vetem per ata qe fokusohen ne detaje dhe jo ne mesazhin e pergjithshem)
Qellimi i postimit eshte:
Mos u ndjeni te mbrojtur apo supermene vetem se keni maske, sidomos maska te tipit “beje mire, beje vete”!
Mbani distancen, se ajo eshte siguri 100%!
Maska nuk eshte siguri 100%!
Asnje lloj maske!
DISTANCA ESHTE KYÇE