“Krime të Rënda dhe të Dhunshme”, detaje nga ndalimi i Noizyt në Zvicër
Reperi i njohur shqiptar, Noizy, raportohet se është ndaluar nga autoritetet zvicerane menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Zyrihut. Mësohet se artisti ndodhej në Zvicër me qëllimin për të performuar në një klub nate. Sipas mediave vendase, ndalimi është kryer nga policia e shtetit helvetik dhe me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime…
Policia ndalon Noizyn në Zvicër, ja çka dihet për rastin
Reperi i njohur Noizy ka qenë i paraparë që të performojë dje albumin në diskotekën Rinora 4 në Zurich të Zvicrës. Por, duket se policia e shtetit helvetik ka pasur të tjera plane. Burime të sigurta të Prive By LS bëjnë të ditur se ai është ndaluar me të zbarkuar në aeroport. Nuk dihen arsyet…
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit që vrau Klodian Rashën
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, i dënuar me 12 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës më 8 dhjetor 2020. Me këtë vendim, mbetet në fuqi dënimi i dhënë nga shkalla e dytë e gjyqësorit. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur…
Mjeku Kalo: “Kurba e pandemisë është në rënie, uji i detit lufton Covid-19”
Mjeku i njohur shqiptar, Tritan Kalo, ka thënë se kurba e koronavirusit po bie në të gjithë botën, jo vetëm në vendin tonë. Ai ka thënë se për fat të mirë numri i të infektuarve me koronavirus ka qenë me ritme të ngadalta dhe kjo tregon se duhen liruar masat shtrënguese.
“Numri praktikisht është në rënie është stabilizuar, dje kemi pasur vetëm dy shtrime dhe uroj që me këtë ritëm të dalim shkumë shpejt nga kjo situatë. Masat tashmë janë drejt lirimit dhe uroj të bëhet sa më shpejt. Fatmirësisht është një trend në ulje që nuk është vetëm tek ne. Por ajo që nuk duhet të harrojmë është kombinimi i vetëndërgjegjësimit të popullatës me masat e marra kanë qenë dy faktorët bazë të uljes së nivelit të infektimit dhe atyre që kemi humbur, ajo që është e rëndësishme duhet të theksojmë se numri i infektimve është i ulët, dhe jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë ato vende që kanë aplikuar masat kufizuese kanë pasur një sukses të tillë”, është shprehur mjeku gjatë “ABC-ja e mëngjesit”.
Po ashtu, mjeku ka theksuar se qeveria duhet t’i japi sa më shumë mundësi zhvillimit të turizmit sepse duhen oksigjenuar ‘mushkëritë’ për ekonominë. Kalo ka theksuar se uji i detit dhe dielli janë një mënyrë e mirë për të luftuar koronavirusin.
“Është mirëpërcaktuar se larja më shumë se 6 herë në ditë e duarve në ditë eliminon përhapjen e infeksioneve të ndryshme. Sa i përket detit ka mendime kontradiktore por të dhënat e fundit tregojnë se virusi Sars Cov 2 shkatërrohet shpejt por nuk duhet të harrojmë faktin se uji i detit duhet të mbahet i higjienizuar.
Mos të harrojmë fakstin se në studimet e e para 90’ ku dendësia e detit tashmë është më e lartë. Higjena e ujit të detit nuk lidhet vetëm me atë të virusit, por dhe me derdhjen e ujërave të zeza, por ajo që është e rëndësishme të theksojmë është se uji dhe dielli janë dy elementë të favorshëm ndaj luftës ndaj Sars Cov 2. Gjithashtu nga ana mjekësore është e domosdoshme që njeriu psikologjikisht të lëvizë jashtë ambientit të shtëpisë që ka një kohë të gjatë mbyllur, dhe të shkojë në ambiente që ka shumë ajër siç janë periferitë, për të ajrosur mushkërit që nuk krahasohet me ajrin brenda shtëpisë”, ka thënë Kalo.