Mjeku androlog bën deklaratën e papritur: 90 % e meshkujve shqiptarë nuk e dinë ku prodhohet sperma (Ja gafa që bëjnë)

“90 % e djemve dhe burrave nuk e dinë nga prodhohet sperma”. Është ky konstatimi i mjekut androlog Evin Dani i cili pohon se thuajse të gjithë ata që shkojnë në klinikën e tij nuk kanë informacion mbi aparatin riprodhues mashkullor dhe mënyrën se si funksion ai. Duke folur në Top Channel, Dani tha se është i habitur për mitin që ende ekziston sipas të cilit, sperma prodhohet nga shtylla kurrizore.

“Unë shoh një mos njohje të organeve riprodhuese. Unë kam bërë dhe sondazhet e mia në klinikë me meshkujt që vijnë të vizitohen të cilët I pyes. Dhe mund të them se kam vënë re një rezultat të çuditshëm, që gati gati 90 % e meshkujve qoftë burra apo djem të ri, qofshin edhe të mirëshkolluar kanë mungesë informacioni.

Për çudi të gjithë thonë që lëngu spermatik prodhohet nga palca e kurrizit. Është një informacion i gabuar, nuk e di kush e ka thënë në fillim. Është një lloj miti apo historie e vjetër. Por ndoshta lidhet edhe me lëngun spermatik që ka një ngjyrë të bardhë gri, në të verdhë që mund të lidhet me masën trunore, sepse ne e dimë që shtylla kurrizore është zgjatje e trurit të njeriut. Ndaj dhe e ngatërrojnë.

Është një gabim shumë i madh. Organi s*ksual varet nga sistemi nervor por lëngu spermatik prodhohet nga prostata dhe qeska e prodhimit të spermës, apo vezikula seminale”, shpjegoi doktor Dani.

Mjeku specialist Evin Dani, i cili punon prej më shumë se 35 vite si androlog shpjegoi në detaje edhe një tjetër fakt shumë interesant që ka të bëjë sërish me mungesën e informacionit të burrave dhe djemve shqiptarë.

Shumica prej tyre mendojnë se volumi (sasia) e lëngut spermatik tregon potencën e tyre s*ksuale, çka nuk është aspak e vërtetë. Përkundrazi, mjeku shpjegoi se ka raste që një sasi e madhe e lëngut spermatik mund të rezultojë në cilësi të dobët të spermatozoidëve, çka mund të sjellë probleme në aftësitë riprodhuese.