Mjekët tregojnë pesë zakonet e këqija të burrave që dëmtojnë penisin e tyre
Kujdesi për penisin është i rëndësishëm dhe mjekët thonë se ky kujdes është i domosdoshëm dhe duhet të jetë i vazhdueshëm.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar britanik thotë se madhësia dhe forma e penisit është e ndryshme tek të gjithë meshkujt.
Por, ashtu si pjesët e tjera të trupit tuaj, shprehitë tuaja mund të kenë ndikim edhe tek ky organ, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Mjeku Siyamak Saleh ka zbuluar disa nga zakonet më të zakonshme që në fakt mund të jenë të këqija dhe ta dëmtojnë penisin tuaj, prandaj edhe duhet shmangur.
Saleh renditi pesë gjërat që burrat dhe djemtë duhet të kenë kujdes sepse janë të këqija për penisin, e ato janë: Pirja e duhanit, pirja e alkoolit, stresi, mungesa e gjumit dhe mbipesha.
Tutje, mjeku u bëri thirrje burrave që të heqin dorë nga këto shprehi, sepse dëmi i tyre në penis është i madh.