“Mjekët nuk na dhanë shpresa”- Lyrical Son rrëfen momentin e vështirë kur i thanë që gruaja duhet të abortonte

Lyrical Son ka rrëfyer një moment të vështirë të jetës së tij kur bashkëshortja ishte shtatzënë me vajzën e dytë.

Këngëtari rrëfeu se Gresa rrezikonte të abortonte foshnjen dhe mjekët nuk i dhanë shpresa.

Por shtoi se ishte një mrekulli që shtatzënia vazhdoi dhe vajza erdhi në jetë.

“Kur Gresa ishte shtatzënë të gjithë mjekët na thanë që  ajo duhej të abortonte. Mjekët nuk kishin faj sepse në kontrollin e fundit thanë se është mrekulli e Zotit. Cfarë të thotë Zoti. Kishte një komplikim që mjekët më thanë se për një javë duhet të abortojë,”- u shpreh ai në një lidhje në Skype në emisionin “Ftesë në 5”.

/Panoramaplus.al