Mjekët i thanë mos të shqetësohej, i riu 19 vjeçar humb jetën nga koronavirusi

Një i ri 19 vjeç nga Italia ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Luca di Nicola punonte si shef kuzhine në një restorant në Londër, bashkë me mamanë dhe partnerin e saj. Luca ishte nga Nereto e Italisë, ndërsa vetëm pak kohë më parë mjekët i thanë të mos shqetësohej pasi ishte i ri. Ai ka ndërruar jetë në Londër për shkak të pneumonisë.
Familja e të riut ka thënë se Luca ishte i shëndetshëm dhe nuk kishte asnjë sëmundje. Një javë para se të humbte jetën, i riu kishte pasur ethe dhe kollë. Gjendja e tij shëndetësore u rëndua më 23 mars dhe pas vizitës së mjekëve në shtëpi, ai filloi të ndjente dhimbje në kraharor. Mamaja e tij vuri re se buzët i ishin enjtur dhe telefonoi ambulancën. I riu u dërgua në spital, por pas gjysmë ore ndërroi jetë.