Mjafton vetëm një eko që Dojna dhe Vlashenti të jenë të bindur se kujt i ngjan bebi
Me një foto nga spitali, ku i duket barku i rrumbullakosur, Dojna tregoi se ka pasur takimin e radhës për të parë ecurinë e shtatzënisë. Ajo tregoi se momente si këto janë shumë emocionuese dhe pranoi se kanë nisur diskutimet e para mes saj dhe Vlashentit për ngjashmërinë e fëmijës me prindërit.
“Këto janë takimet më të bukura në botë. Sot bëmë ekon morfologjike, e cila është shumë e rëndësishme dhe falë Zotit gjithçka është në rregull, madje kemi edhe një pamje më të qartë të tipareve të bebushit. Jemi pak konfuze se Vlashentit i duket si vetja, ndërsa mua, kopja ime #20ëeekspregnant”, shkroi Dojna.
Entuziazmi i çiftit të ri ndihet në çdo germë dhe kjo duket qartë. Vlashenti dhe Dojna janë në pritje të një djali dhe së fundmi u celebruan zyrtarisht, pa ceremoni tradicionale.