“Mjafton t’i jap një shqiptari 10.000 euro për të të vrarë ty…” rrëfimi shokues për bashkëshorten e De Rosit
Një skandal i madh ka tronditur Italinë dhe ish-lojtarin e kombëtares italiane dhe ikonën e Romës, Daniele De Rossi.
Ish-bashkëshortja e tij, Tamara Pisnoli ndodhet në burg për një krim të kryer një dekadë më parë. Në vitin 2014, biondja bukuroshe së bashku me 8 bashkëpunëtorë të tjerë rrëmbyen biznesmenin italian Antonello Yeffi. Më pas e torturuan dhe e zhvatën, që në fund i morën 340 mijë euro!
“Jam e habitur, është një histori e dhjetë viteve më parë që ka nisur me mashtrimin ndaj meje. Për shkak të njohjeve të gabuara që po krijohen në jetën time prej vitesh, shpresoj që të vendoset vullneti im i mirë” – shpjegoi Tamara Pisnoli.
Mediat italiane kanë shkruar edhe dëshminë e personave që kanë dëgjuar bisedën mes Tamara Pisnoli dhe biznesmenit.
“E di sa kohë më duhet për të vrarë një burrë? Asgjë, vetëm do t’i dorëzoj një shqiptari 10 mijë euro “– besohet se ka thënë Tamara.
Antonello Yeffi zbuloi se si u njoh me Tamarën dhe makthin që kaloi.
“Nuk e kuptova se çfarë fshihej pas buzëqeshjes së Tamarës, pas simpatisë së saj. Por sot, duke e rikthyer filmin, kur kujtoj se për pak sa nuk vdiqa në banesën e saj, gjithçka është ndryshe. Sot jam i vetëdijshëm se kam rënë në një kurth. Ajo nuk ishte vetëm e bukur dhe e këndshme. Ajo ishte gjithashtu shumë inteligjente dhe e zgjuar. E kuptova që ka kuptim për biznesin” – tha Antonello Yeffi për gazetën romake “Mesagero” dhe vazhdoi:
“Më rrëmbyen dhe më çuan në shtëpinë e Tamarës. Gjashtë persona më rrahën me radhë, pasi ajo u tha se nuk do ta paguaja. Ajo kishte një pamje të akullt. Unë iu luta që të ndalonte gjithçka, por ajo vetëm tha – Pastro gjakun, pastaj hidhe jashtë dhe vrite. Bëra sikur kisha vdekur dhe më lanë në trotuar. Vetëm më vonë mësova për të kaluarën kriminale të Tamarës dhe se babai i saj u vra në një përplasje. Kam paguar një faturë shumë të lartë, kam humbur gjithçka, sidomos imazhin që kam pasur në rrethet e biznesit, por më vjen mirë që drejtësia është vënë në vend”.
B.T (Dosja.al)