Mjaftoi kjo foto që të kuptonim nga kush e ka trashëguar bukurinë Lei Kraja

Gazmore, joshëse dhe pa komplekse. Kjo është Leila Kraja apo siç e njohim të gjithë, Lei Kraja, vajza e sportit, që nuk ngurron të shprehet pa doreza. Lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo u rikthye në Shqipëri me një pasion e vizion të qartë, famën televizive.

Ajo ka marrë pjesë në kompeticione si Miss Shqipëria ku u rendit në vendin e 10, si dhe në Miss World America. Lei ka një numër të madh ndjekësish në Instagramin e saj personal dhe ndonëse postimet në feed nuk janë të shumta, ajo shpeshherë komunikon me fansat e saj me anë të story-ve. Sot, ajo ka postuar një foto të periudhës së fëmijërisë së bashku me mamanë. Duket se të dyja janë veshur në mënyrë thuajse identike dhe kanë të njëjtin model flokësh. Në postim ajo shkruan: “Iu riktheva këtij modeli flokësh. ‍♀️” Pasi pamë këtë fotografi, mund të themi se e kuptuam nga e ka marrë Lei bukurinë.

Moderatorja ka folur disa herë publikisht për mamanë, jetën dhe dhe vështirësitë që ka kaluar. Ajo është shprehur: “Vështirësitë e jetës mund t’i ndaj në 3 etapa. Një nga këto është kur u ndanë prindërit e mi, gjë që ishte shumë e vështirë për mua. Shqiptarët e bëjnë pak tragjike ndarjen edhe për ne ishte shumë e vështirë në atë kohë nga ana emocionale se ishim 4 fëmijë. Kur u ndanë unë isha 13-14 vjeç dhe isha më e madhja e fëmijëve. Ishte periudhë shumë delikate se ti akoma nuk e di kush je, çfarë je, jo se ke nevojë për të dy prindërit, por mënyra si u trajtua ajo çështje e bëri të vështirë. Pastaj mami na mori përsipër nga ana financiare, jo se po hedh babin poshtë, por nga ana financiare është pak e vështirë në mes të Amerikës një grua të rrisë 4 fëmijë me të gjithë të mira.”

Ajo ka pasur diçka për të ndarë dhe për raportin që mamaja ka me djemtë në jetën e saj duke thënë se është sfida më e vështirë për të gjetur burrin e saj ideal pasi mamaja ka shumë pritshmëri.

Living