“Mjaft luajtët me emrin tim”: Ronaldo, postim si nuk e kishte bërë kurrë më parë

Me një postim të gjatë në Instagram, Cristiano Ronaldo ka ndërhyrë në mënyrë vendimtare, ashtu si di ai, duke mbyllur të gjitha thashethemet për të ardhmen e tij. “Më shumë sesa mungesa e respektit për mua si njeri dhe si lojtar, mënyra joserioze me të cilën e ardhmja ime mbulohet nga media është mosrespektuese ndaj të gjitha klubeve të përfshira – shkruan portugezi – Historia ime me Real është shkruar. Po e thyej heshtjen time tani për të thënë se nuk mund t’i lejoj njerëzit të vazhdojnë të luajnë me emrin tim “.

POSTIMI I CRISTIANOS

“Kushdo që më njeh e di se sa i fokusuar jam në punën time. Më pak fjalë dhe më shumë veprime, kjo ka qenë motoja ime që nga fillimi i karrierës. Megjithatë, në dritën e gjithçkaje që është thënë dhe shkruar kohët e fundit, unë duhet të marr një pozicion. Më shumë se mungesa e respektimit për mua si njeri dhe si lojtar, mënyra joserioze me të cilën e ardhmja ime mbulohet në media është mosrespektuese ndaj të gjitha klubeve të përfshira në këto zëra, si dhe ndaj lojtarëve dhe stafit të tyre.

Historia ime me Real Madrid është shkruar. Në fjalë dhe numra, në trofe dhe tituj, në rekorde dhe arritje. Është në Muzeun e Stadiumit Bernabeu dhe është gjithashtu në mendjen e çdo tifozi të klubit. E përtej asaj që mora, mbaj mend se në ato nëntë vjet kisha një marrëdhënie me afeksion dhe respekt të thellë me “tifozëerinë merengue”, një afeksion dhe respekt që e kam ende sot dhe që gjithmonë do ta ruaj. E di që tifozët e vërtetë të Real Madrid do të vazhdojnë të më kenë në zemrat e tyre dhe unë do t’i kem ata në timen.

Përveç këtij episodi më të fundit në Spanjë, ka pasur lajme dhe histori të shpeshta që më shoqërojnë me një numër klubesh në kampionate të ndryshme, pa u shqetësuar askush që të përpiqet të zbulojë të vërtetën. Unë po e thyej heshtjen time tani për të thënë se nuk mund t’i lejoj njerëzit të vazhdojnë të luajnë me emrin tim. Unë qëndroj i fokusuar në karrierën dhe punën time, i përkushtuar dhe i përgatitur për të gjitha sfidat me të cilat përballem. Gjithçka tjetër? Çdo gjë tjetër janë vetëm fjalë”.