MISTERI/ Kush e vrau Liridona Murselin, skenari “Babis”?

Si është e mundur që grabitësit e lejuan të shoqin të largohej? A ishte piloti grek një inspirim për Naimin nga Kosova?Zërat drejtojnë gishtin drejt bashkëshortit të viktimës, dëshmia e të cilit duhet hetuar për t’i shkuar deri në fund ngjarjes.

KOSOVË- Rasti i vrasjes së Liridona Murselit, bashkëshortes së ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit në Kosovë ka hapur shumë polemika, duke rikthyer në vëmendje edhe njëherë rastin e pilotit Babis Anagnostopulos që vrau të shoqen në Greqi duke sajuar një grabitje për të fshehur ngjarjen. Avokati Arbër Jashari përmes një postimi në Facebook, ka ngritur dyshime për vrasjen që tronditi Kosovën, duke marrë parasysh rrethanat në të cilat ndodhi.

Ndiqni dhe videon e përgatitur nga ZËRI për ngjarjen:

Jashari shkruan se grabitësit nuk targetojnë qytetarë që udhëtojnë me makinë, por institucione si banka apo argjendari dhe se qëllojnë, vetëm në raste kur ndihen të rrezikuar, gjë që ka pak gjasa të ketë ndodhur kur kanë pasur përballë një grua të vetme.

Postimi i plotë:

Pse akti i mbrëmshëm kriminal në Prishtinë, më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje? Grabitesi nuk grabitë vetura private, sepse ai nuk rrezikon për pak. Grabitësit zakonisht kanë target bankat, veturat që bartin para, bizneset qe kanë shumë qarkullim (marketet, pikat e karburanit etj.), vëndet që kanë gjera me vlerë (ari psh.) Grabitësi e di, qe sot njerzit nuk mbajnë shumë para me vete, e as shumë stoli ose gjëra tjera të çmuara. Është zor e besueshme qe grabitësit marrin telefona. Grabitsi nuk ka qëllim vrasjen. Ai qëllim primar e ka të ushtroj frikë në mënyrë që ta marr plaçkën. Grabitësi vret veq kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit. Është pak e besueshme që grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua. Uroj që ky rast të zbardhet shpejtë.

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava gjithashtu është treguar skeptik ndaj versionit të bashkëshortit të viktimës, Naim Murseli, i cili para autoriteteve është shprehur se ka nxjerrë nga makina fëmijët e është larguar bashkë me ta në momentin që janë sulmuar nga grabitësit.

“Në rastin e vrasjes së gruas kur bashkëshorti nxjerr fëmijët nga vetura, është e dyshimtë për opinionin. Si ka mundur të nxjerr fëmijët nga vetura e t’i vritet gruaja? Kjo duhet të hetohet. Është me të vërtetë shumë shqetësuese pasi që një pritë që i ka ndodhur atyre mund t’iu ndodhë edhe shumë të tjerëve. Mirëpo nëse viktimat kanë pasur valuta apo pasuri tjera, duhet të hetohen familjarët e tyre apo dikush tjetër që ka mundur të ketë informacion,”– ka deklaruar eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava në RTV Dukagjini.

Naim dhe Liridona Murseli po udhëtonin me makinë bashkë me fëmijët në momentin që u ndaluan nga grabitës të armatosur. Naim Murseli ka rrëfyer se u kanë rrëmbyer portofolat dhe telefonat, kohë gjatë të cilës ka gjetur mundësinë të marrë fëmijët dhe të largohet prej aty. E vetme në makinë ka mbetur Liridona Murseli, e cila është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Cili është rasti i Babis Anagnostopulos?

Piloti Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen, Caroline Crouch dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. Aktrimi i denjë për “Holliwood” i pilotit shkoi deri aty saqë shumë herë e gjenin teksa qante mbi varrin e të shoqes. Por nuk zgjati shumë…

Pas zbulimit të ngjarjes, 38-vjeçari pretendonte se e kishte vrarë të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Hetimet treguan se gjithçka kishte qenë e planifikuar nga piloti, pasi ky i fundit kishte krijuar një lidhje me një tjetër person.

Ngjarja e ndodhur në Glyka Nera u raportua në të gjitha mediat ndërkombëtare dhe detajet e zbardhura zbuluan dhe tmerrin që kishte përjetuar 20-vjeçarja në momentet e fundit të jetës së saj.

Piloti Babis Anagnostopulos ia kishte mbyllur gojën vajzës me copa pëlhure dhe ia kishte shtrënguar gojën në mënyrë që të mos kishte mundësi të bërtiste. Në të njëjtën kohë me gishtin e madh dhe gishtin tregues, grabitësi i bllokoi hundën, duke bërë që vajza të mos merrte dot frymë, duke humbur jetën në mënyrë të dhunshme.

38-vjeçari nuk veproi i vetëm.

Ai kishte një bashkëpunëtor dhe se ky person nuk ishte i pranishëm në ekzekutimin e Caroline, por ishte “rekrutuar” për të sajuar skenarin e grabitjes dhe për ta ndihmuar të mbulonte krimin.

Ajo që e tradhëtoi Babis Anagnostopoulos ishte ora e tij ‘smart’ që gjatë kohës që supozohet se duhet të ishte i lidhur nga grabitësit, piloti raportohej se kishte bërë mjaft hapa, duke treguar që kishte qenë i lirë dhe në mos autor, ishte bashkëpunëtor në këtë krim të rëndë.

Të dhënat u morën si prova, bashkë me shkrimet e Caroline që u gjetën në banesë. E reja tregonte totalisht të kundërtën e dashurisë së madhe që rrëfeu piloti fillimisht para autoriteteve. Caroline shkruante se dyshja vazhdimisht ziheshin dhe se ajo donte të ndahej prej tij.

Tashmë Babis Anagnostopoulos është pas hekurave dhe po vuan dënimin.

Por, a ishte piloti grek një inspirim për Naimin nga Kosova? A ka një bashkëpunëtor? Kjo mbetet për tu zbuluar nga hetuesit, pasi rrëfimi fillestar ka ngritur mjaft pikëpyetje.

Zeri