Misteri i udhëtimeve të Blendi Fevziut, shëtit botën me të njëjtat pantallona blu

Gazetari dhe moderatori i njohur i emisionit “Opinion” në “Tv Klan”, Blendi Fevziu ishte i ftuar sot në programin “Rudina”. Në fund të intervistës ai foli rreth pasionit për të shëtitur botën, ku si destinacionin më mbreslënës veçoi Meksikën. Ai i tha Rudina Magjistarit se ka planifikuar dy udhëtime së shpejti në vende që ka dëshirë t’ eksplorojë, pasi tashmë turizmi është kthyer në stil jete për të. E ndalesat e tij në vendet e nxehta, Fevziu i ka pasqyruar në Instagram ku poston shpesh foto. Por bie në sy fakti që gazetari i njohur shihet me të njëjtat pantallona të shkurtra në shumë prej udhëtimeve të tij nga viti 2015-të e deri tani. Janë të preferuarat e tij këto pantallona ngjyrë blu, apo janë fatsjellëse për udhëtimet e largëta të Fevziut këtë mund ta thotë vetë drejtuesi i “Opinion”./Story.al/