Misteri i Rolex-it të Liam Payne; Si u zhduk pak para se të ndërronte jetë

Një ngjarje që ka bërë bujë së fundmi në mediat ndërkombëtare është humbja e Orës Rolex prej 35 mijë eurosh që i përkiste Liam Payne. Dhe e gjitha kjo ka ndodhur vetëm pak ora para se këngëtari i dashur i publikut të ndërronte jetë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ora u zhduk pasi shoqëruesja me të cilin kaloi kohë para vdekjes u kthye në dhomën e tij të hotelit. “Infobae” thekson se zonja pretendoi se kishte harruar grimin në dhomën e tij dhe u lejua të kthehej në hotelin CasaSur Palermo në Buenos Aires për të marrë gjërat e saj.

Pretendohet se një zonjë, e cila erdhi në hotel me një tjetër femër, iu premtuan gjashtë mijë euro nga Liam Payne, por nuk i morën të gjitha paratë. Sipas Infobae, ata u kanë thënë prokurorëve se Liam u gjunjëzua para tyre dhe u tha se i donte. Thashethemet thonë se ai madje u ka premtuar orën e tij Rolex.

Liam Payne dyshohet se nuk arriti të sigurojë më shumë para para se të ndodhte tragjedia. Miku dhe ish-menaxheri i tij, Roger Nores, arriti në dhomën e hotelit dhe tentoi të “zgjidhte situatën”. Pas 40 minutash, Liam ra tragjikisht nga ballkoni i dhomës së tij. Detektivi ka konfirmuar se ai mbante një Rolex deri dy- tre orë para vdekjes.

living.al