Misteri 100-vjeçar/ A e qepi Marigoja flamurin e pavarësisë? (VIDEO)

Në 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ende qarkullon fabula e Marigosë që ka qëndisur flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë.

Vajza për të cilën flitet është Marigo Posio dhe personazhi i saj njihet gjerësisht për shkak të filmit të vitit 1983 “Nëntori i dytë”.

Në film, Ismail Qemali i thotë Marigosë se sa herë do të përkujtohet dita e flamurit, do të kujtohet edhe emri i saj. Dhe kështu ka ndodhur vërtet.

Në Vlorë për nder të Marigosë ka edhe një bust.

Pra gjerësisht për publikun, Margioja njihet si personazhi që me duart e saj qëndisi e vetme flamurin e pavarësisë.

Megjithatë, përtej filmave të kinostudios “Shqipëria e re”, a ka në realitet një mënyrë për ta faktuar plotësisht se ai flamur ka qenë thurur nga shtizat e Marigosë?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje ju ftojmë të ndiqni këtë video të përgatitur nga gazetari i Lapsi.al, Arbër Kaceli: 

Lapsi.al