Miss-i vdes në sallën e operacionit gjatë operacionet të vitheve

Në Nigeri duket se kirurgjia plastike po bëhet gradualisht një prirje, sidomos në Lagos. E teksa ka mjekë që janë trajnuar e kualifikuar për operacione të tilla e me rrezik të lartë, ka edhe nga ata që janë amatorë dhe vënë në rrezik jetën e pacientëve. Mediat e huaja shkruajnë se një kirurge plastike me qendër në Lagos, e identifikuar si Anu, aktualisht është në arrati. Ajo ka kryer një operacion plastik te një paciente, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Onwuzuligbo-1

Një ish-mbretëreshë e bukurisë, Onwuzuligbo Nneka Miriam, ka kontaktuar me Anu nëpërmjet rrjetit social “Instagram”. Ajo i ka kërkuar që t’i rriste të pasmet nëpërmjet një trajtimi plastik. Ngjarja ka ndodhur më 31 dhjetor të vitit 2018, por fatkeqësisht gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë. Sipas mediave të huaja, Anu zakonisht punëson ose importon mjekë të huaj për ta ndihmuar në këto lloj operacionesh, por kësaj here vendosi që ta bënte personalisht. Anu donte që të provonte veten në atë që kishte parë te mjekët e tjerë. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej dhe shkaktoi vdekjen e Nneka. Kur Onwuzuligbo Nneka Miriam ka shkuar që të kryej operacionin, me vete kishte marrë edhe të motrën, e cila ka pritur një kohë të gjatë që Anu të përfundonte operacionin, shkruan Panorama Plus. Më pas ajo shkoi në sallën e operacionit ku zbuloi motivin e vonesës. Ajo e pa motrën e saj të pajetë dhe Anu që nuk dinte se çfarë të bënte më shumë. Me sa duket viktima kishte rënë në koma për shkak të komplikimeve nga operacioni.