“Miss Universe”, Trejsi Sejdini e Shqipërisë më e pëlqyera në internet

Trejsi Sejdini është vetëm 18 vjeç dhe ka fituar kurorën e “Miss Universe Albania”, duke fituar kështu të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Universe”, që këtë vit do të mbahet në Bangkok. Siç edhe kemi parë prej postimeve të saj në ‘Instagram’, Trejsin e kanë pritur me shumë dashuri dhe ajo çdo ditë haset me grupe përkrahësish. Me Trejsin është gjithashtu drejtori nacional i “Miss Universe” për Shqipërinë, njëherësh producent i spektaklit të bukurisë, i cili shprehet shumë entuziast për pritjen që i kanë bërë, shkruan Who. Trejsi rezulton si favoritja e ndjekësve në internet dhe në shumë sondazhe ajo qëndron në krye. Emrin e saj do ta gjeni në shumë forume dhe duket se pwrfaqwsuesja shqiptare ka vwrtet sukses.