
Miss Universe Albania & Kosovo 2024 premton spektakël dhe shumë të ftuar specialë!
Nën moderimin e Silvana Braçe, Teni Vllaçaj dhe Deta Kokomani.
Përgatitjet kanë nisur me kohë dhe eventi i vitit i bukurisë shqiptare, tashmë po afron.
Miss Universe Albania & Kosovo, 2024 duket se do të na gozhdojë përpara ekranit me një super spektakël. Finalja e Miss Universe nuk do të jetë vetëm një garë, por edhe një mbrëmje, ku do të shijohen tingujt e muzikës së interpretuar nga këngëtarët më në zë të momentit si Ledri Vula, Eranda Libohova, Valon Shehu dhe Ledina Çelo.
