“Miss Universe Albania & Kosova” rikthehet më 1 qershor, zbulohen të ftuarit special
Kompeticioni më i rëndësishëm në botë përsa i përket të bukurës “Miss Universe” vjen këtë vit më 1 qershor në Pallatin e Kongreseve. Edicioni 2023 i “Miss Universe Albania & Kosova”, ka disa të ftuar specialë që do të jenë pjesë e mbrëmjes së 1 qershorit. Emra të njohur të artit dhe muzikës, personazhe të shoëbiz, do t’i bashkohen dy mbrëmjeve ku pritet të ketë dhe shumë surpriza.
“Miss Universe Albania & Kosova” këtë vit vjen nën prezantimin e Teni Vllaçaj, Eriona Sejdiu dhe producent Eduard Deda. Me pjesëmarrjen e Mc Kresha dhe Lyrical Son, Soni Malaj, Elgit Doda, Erik Lloshi, Marsela Çibukaj, Yona, Erma Mici, Adrola Dushi, Armina Mevlani, Robert Berisha, Zana Krasniqi, Inger Skura, Albert Dumani, Fjodora Fjora, Ardit Roshi, Lindita Idrizi, Eraldo Rexho, Agnesa Vuthaj, Labinot Gashi, Ketrina Jarazi, Skerdi Faria, Margaret Shllaku, Florian Agalliu dhe Adela Cani.
Vajzat që do të shpallen fituese do të përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën në “Miss Universe”.