“Miss Shqipëria 2021”, shqiptarja qe erdhi nga Franca merr kurorën e më të bukurës në Shqipëri
Kurorën e më të bukurës në “Miss Shqipëria 2021” e rrëmbeu 18 vjeçarja Lea Islamaj, lindur e rritur në Francë. Mbrëmja finale e kompeticionit u mbajt në kalanë e Petrelës, zgjedhje kjo e regjisorit dhe producentit Petrit Bozo, dhe u prezantua për të tretin vit radhazi nga Arjola Shehu. Pak para finales, Lea u shpreh se ka qenë dëshirë e prindërve të saj që të konkurronte në Miss Shqipëria, duke shtuar se mund të merrte pjesë në Miss France, por ajo kishte dëshirë që të konkurronte në vendin e saj të origjinës.
Pamela Paja u zgjodh nga juria profesioniste si shoqëruese e parë e Miss-it, ndërsa Samanta Pajo si shoqëruese e dytë. Kujtojmë kurorën e më të bukurës shqiptare në 2020-n e mbante Iliada Bazi.