Miss-i i Prishtinës, Zana Berisha: “Për sytë e mi seksi është Capital T, nga futbollistët zgjedh Xherdan Shaqirin”
Studion për Financë, por aspiron televizionin. Ajo do të jetë përfaqësuesja e Kosovës në garën e bukurisë që do të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në edicionin e 68-të të “Miss Universe”. Bëhet fjalë për Zana Berishën, e cila në një intervistë për “Panorama Plus” flet pasi fitoi kurorën e më të bukurës në “Miss Univers Kosova”, emocionet gjatë dhe pas fitores, të vërtetën e operacioneve plastike, pritshmëritë për përfaqësimin në “Miss Universe” e të tjera pasione e preferenca për meshkujt VIP të muzikës e futbollit:
Për çfarë ka studiuar Zana?
Kam përfunduar në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, para 1 viti.
Për sytë e tu kush është mashkulli më seksi në shoëbizin shqiptar?
Mashkulli më seksi më duket Capital T.
Na thuaj, cilën nga modelet shikon ti si insipirim?
Gigi Hadid është perfekte.
Si e mendon tani jetën tënde?
Primare kam studimet, pastaj modelingun sepse missi zgjat deri në një moshë të caktuar, kështu që shkolla të mbetet gjithmonë.
E imagjinon të ardhmen si vajzë shoëbiz-i, apo si një vajzë që punon nëpër banka?
Do të doja më shumë të punoja si financiere në bankë, por edhe pse jo modeling.
Je fëmijë i vetëm apo me motra e vëllezër?
Kam një motër dhe dy vëllezër më të vegjël. Motra ime është ndryshe nga unë, nuk e ka qejf botën e televizionit.
Kush është një nga miss-et shqiptare që të ka pëlqyer më shumë dhe mendon që në një farë mënyre të ndjekësh hapat e tyre?
Angela Martini dhe Xhesika Berberi janë dy nga modelet ku inspirohem. Mendoj se do ia arrij.
Të flasim pak për futbollin, e ke ndjekur Kampionatin Botëror e për cilën skuadër bën tifo?
Po, e kam parë. Isha tifoze me Zvicrën, përderisa janë edhe shqiptarët tanë që luajnë.
E cilin nga ata të pëlqen më shumë?
Xherdan Shaqiri më pëlqen si futbollist.