Miss-i shqiptar Nikita Preka: Jeta ime në Dubai mes sheikësh

Për një ekonomiste si ajo, ka ikur koha e princit të kaltër, pasi një lidhje funksionon vetëm mbi interesa të përbashkëta. Me një kupë Miss-i dhe diplomë në Bankë e Financë në Londër, 26- vjeçarja Nikita Preka ia ka dalë të punësohet në një kompani konstruksioni dhe investimesh në Dubai. Por e pranishme në evente ndërkombëtare si modele dhe eksperiencës si reportere e garave të makinave sportive për një kompani në SHBA, ajo ka pasur rastin të takohet me shumë futbollistë të njohur e sheikë me emër. Për jetën mes tyre në Dubai dhe planin për të themeluar në Shqipëri një organizatë bamirësie për adoleshentët dhe familjet, Nikita flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”. Edhe pse tregon se në çdo vend ku ka jetuar marrëdhëniet me djemtë kanë qenë të mira, ajo zbulon arsyen pse ajo si shumë vajza të bukura dhe të suksesshme e ka të vështirë të gjejë dashurinë e vërtetë.

Nikita-2

Një Miss shqiptar, që njihet më shumë jashtë sesa në vendlindje. Si mund të prezantohesh?

Unë kam lindur në Shkodër dhe jam 26 vjeçe. Nga mosha 5 vjeçe-21 vjeç kam jetuar midis Lezhës dhe Tiranës. Gjatë asaj periudhe kam marrë pjesë në disa evente modelingu dhe konkurse, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. Më pas u vendosa në Londër, ku u diplomova në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Sunderland dhe master në “Business international ne Anglia Ruskin University”. Gjatë jetesës sime në Londër kam marrë pjesë në “Miss Supernational United Kingdom”, ku kam fituar një nga çmimet kryesore. Po ashtu, kam marrë pjesë në disa evente mode dhe bukurie, si në Londër dhe Europë.

Je nga Shkodra, por gjatë qëndrimit në Londër ke garuar në “Miss Supernational United Kingdom”, ku ke fituar një nga çmimet kryesore. Për çfarë të kanë vlerësuar më shumë si Miss atje?

Si në çdo konkurs bukurie, janë disa kritere që organizatorët shohin te vajzat pjesëmarrëse. Tek unë mendoj se kanë vlerësuar përveç pamjes fizike, edhe intelektin. Po ashtu, edhe marrëdhënien shoqërore që arrita të krijoja me vajzat. Unë gjithmonë kam qenë aktive në Londër me aktivitete të ndryshme. Po ashtu, një armë e imja është komunikimi, personaliteti që kam dhe që jam shumë miqësore.

Nikita-3

Një shqiptare në botën e modës në Londër, si mund të bjerë në sy?

Ti, me çfarë parametrash apo veçantish ia ke dalë? Mes shqiptarëve në Londër apo në çdo vend të botës ka të suksesshëm. Nuk është e lehtë të arrihet suksesi, por nëse je i motivuar dhe me shumë punë, ia del. Ndërkohë, je diplomuar për Financë në Londër.

Një vajze të prerë për pasarela, për çfarë i duhet një shkollë e tillë ku mësohen strategji marketingu apo puna me shifrat?

Unë besoj se edukimi është një pasuri që nuk shteron apo zhvlerësohet. Edukimi është i domosdoshëm për të gjithë. Bota e modës është e paqëndrueshme dhe me të papritura. Fakti që kam diplomat dhe kualifikimet, më bën të ndihem më e sigurt për të ardhmen. Gjithashtu ke punuar edhe si reportere e sportit për një kompani në Amerikë në 2013, në “YouTube”.

Çfarë kujton nga ajo eksperiencë me makinat?

Unë kam punuar si reportere e garave të makinave sportive. Gjatë asaj periudhe kam takuar shumë njerëz, që ndanin pasionin për supermakinat. Por po ashtu, paratë që grumbulloheshin nga garat shkonin për bamirësi.

Nikita-4

Të ka ndodhur të jesh pranë futbollistëve të famshëm, duke qenë se modelet apo Miss-et janë targetgrupi i tyre?

Futbollistë të famshëm gjithmonë takoj gjatë eventeve të ndryshme ku kam qenë e ftuar, në Londër dhe Dubai. Janë shumë të thjeshtë dhe miqësorë. Tashmë punon në Dubai.

Si është jeta atje, në marrëdhënie me meshkujt e ndien veten të përkëdhelur?

Jeta në Dubai është e bukur. Takon njerëz nga e gjithë bota, mund të bësh aktivitete të ndryshme, sporte të ndryshme e të tjera. Në marrëdhënie me meshkujt e ndiej veten mirë në çdo shtet që kam jetuar. Mendoj që meshkujt të trajtojnë siç i vendos femra vetë standardet. Gjithmonë kur përmend Dubain, të vijnë në mendje sheikët.

Nikita-5

Ka ndodhur të takohesh me ndonjë prej tyre dhe do ta dëshiroje martesën me një sheik?

Po, kam takuar sheikë në shumë vende, jo vetëm në Dubai. Janë njerëz të respektuar nga shoqëria dhe mikpritës. Martesën nuk e mendoj, por ‘never say never’.

Është kthimi në Shqipëri një opsion për ty dhe ku e sheh veten në televizion?

Për momentin, kthimin në Shqipëri nuk e shoh si mundësi, por në të ardhmen, asnjëherë nuk i dihet. Shqipëria është vendi im dhe në të ardhmen mendoj të investoj në Shqipëri. Nuk është se kam ndonjë qëllim në lidhje me televizionin, por unë televizionin dhe modën i bëj për pasion.

Nikita-6

E ke provuar dashurinë deri tani dhe mendon se vajzat e bukura i vret bukuria e vet?

Dashurinë s’e kam provuar. Vajzat e bukura dhe të suksesshme që takoj e kanë të vështirë të gjejnë partnerin ideal, ngaqë ato kanë standarde të larta, ndërsa meshkujt nuk dinë se çfarë kërkojnë nga ana tjetër.

Sa i takon karakterit tënd femëror, në marrëdhënie me gjininë tjetër je racionale si financierët apo emocionale si Miss-et klasike, që besojnë ende te princi i kaltër?

Unë nuk besoj te princi i kaltër, besoj më shumë në “mutual interest” (Interesa të përbashkëta).

Elegante dhe në formë, cili është sekreti për të shijuar fizikun e Miss-it gjithë jetën?

Unë ndjek një regjim të shëndetshëm, pasi kujdesem për ushqimet. Po ashtu, kam një jetë shumë aktive, kjo më bën të djeg kalori dhe të mos mendoj për ushqimin./PANORAMAPLUS.AL