“Mision i vështirë të gjesh burrë pas moshës 35-vjeçare”, rrëfehet Hygerta Sako: Shqipëria është një vend që nuk…
Hygerta Sako është një ndër moderatoret e sportit më të suksesshme në Shqipëri, teska herë pas here bëhet edhe protagoniste me deklaratat e saj në media rozë.
E ftuar në emisonin ‘’Live from Tirana’’, Sako foli për vështirësitë që ka kaluar për të rritur vajzën e saj si dhe nuk hezitoi të përgjigjej kur u pyet se cili mund të ishte partneri i saj ideal.
“Vajza ime është e rritur, thuajse 15-vjeçe. Puna ime fatmirësisht është goxha e mbledhur, nuk kam orare të gjata, kam një ditë jo shumë të ngarkuar. Kam kohë për familjen, vajzën, shoqërinë. Kur vajza ishte e re më ftuan të isha pjesë e një emisioni mëngjesi që niste në orën 7, por e kisha të pamundur ta pranoja sepse vajza ishte 2 vjeçe. Drejtuesit u treguan të mirë dhe planifikuan që emisionin ta nisja pas orës 8.
”Katër vite kanë qenë një luftë për mua, por kur ke dëshirë për t’ja dalë nuk ka gjë të pamundur. Çdo fëmijë ka problematikat e veta. Kur është i vogël duhet të rrish me të, të kalosh kohë pranë tij, të mundohesh të krijosh një fëmijë mendërisht të shëndetshëm.
Vitet e para të shkollës të vajzës ishin më të rëndësishmet, unë kam qenë aty për t’i qëndruar pranë dhe për ta këshilluar. Në moshën e adoleshencës duhet të jesh e kujdesshme, është moshë delikate, duhet të kalosh kohë efektive. Kam patur prindërit që janë marrë më vajzën dhe kam qenë e rehatuar nga ky aspekt”.
“Në fakt rriten standartet për një femër që ka bërë karrierë, sa më shumë kalojnë vitet edhe kërkesat rriten. Kërkoj shumë nga vetja, por edhe nga partneri. Shqipëria është vend që nuk ka shumë hapësira për femra të moshës së pjekur, është mentaliteti që familja është e rëndësishme dhe duhet luftuar për të. Është më e vështirë për një femër pas të 35-ve që të gjejë një partner të moshës së tyre. Më duket mision i komplikuar’’.
PANORAMASPORT.AL