Misheli, moderatori i njohur sjell burrin në Tiranë
Ish-moderatori i emisionit “Top Select”, Mishel Rrena ka sjellë së fundmi partnerin e tij, Tian Oliver, në Shqipëri.
“Iconstyle” shkruan se çifti janë shfaqur publikisht në Shqipëri në festën e ditëlindjes së moderatores Kiara Tito, e cila festoi së fundmi 24 vjetorin e lindjes.
I veshur me këmishë me temina dhe me një palë pantallona të zeza, Rrena shfaqet mjaft shik në festë, pa dashur të eskpozojë bashkëshortin.
Dyshja bënë bujë në mediat shqiptare në vitin 2018, me anë të disa fotove të publikuara nga Xing.al teksa shfaqeshin duke celebruar dashurinë e tyre.
Dasma e tyre sekrete u organizua në Londër në prani të miqve më të ngushtë.
Misheli është një nga personazhët e parë publikë që pranoi hapur orinetimin e tij seksual.
Ai u largua nga Shqipëria për të qenë më i lirë pranë partnerit, por mediat e kritikuan jashtë mase.
Madje pas ceremonisë martesore, përflitej se Misheli nuk ishte pranuar më në shtëpinë e familjarëve të tij në qytetin e Kavajës. Prania e Tian këtu, me shumë gjasë do t’i përmirësojë gjërat.