Miron Çako: Shoqëria jonë nuk e do lindjen e fëmijëve, por kënaqësinë

Teologu Miron Çako thotë se ditët e sotme, shoqëria shqiptare nuk e do lindjen e fëmijëve, por preferojnë kënaqësinë.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Çako u shpreh se shoqëria është bërë egoiste, teksa shtoi se nuk duan të marrin kosto ose përgjegjësi.

“Normalisht, fertiliteti nuk është diçka e thjeshtë, është një dhuratë shumë e madhe që ne e shikojmë nga krijuesi sepse çifti i parë u krijua mashkull dhe femër dhe Zoti tha shtohuni, shumohuni dhe pushtoni botën. Fertiliteti është një dhuratë dhe si çdo dhuratë do kujdesin e vet, nuk do abuzim.

Vërtet njeriu mund të jetë fertil në një moshë shumë të re, por çështja është që, fertiliteti që të kryhet dhe të japë funksionin e vet për riprodhimin e jetës njerëzore, do disa kushte, jo vetëm fizike, biologjike, por edhe morale. Sot, mesa shikojmë ne, është një shoqëri që nuk e do lindjen e fëmijëve në përgjithësi, sepse shoqëria jonë është bërë pak egoiste, do vetëm kënaqësi. Nuk do të marrë kosto ose përgjegjësi”, theksoi ai.