Mirko Luccarelli ende single, por ja si i ngre temperaturat me fizikun seksi në prag dimri

Ndërkohë që Soni Malaj po shijon fejesë të lumtur me partnerin e saj nga Tirana, Klevin, ish-bashkëshorti i saj italian, balerini Mirko Luccarelli mban ende statusin “single” në profilin zyrtar në facebook. Nuk dihet nëse kjo është e vërteta rreth jetës së tij sentimentale, apo ky është një detaj që ai nuk i ka kushtuar rëndësi për ta ndryshuar. Gjithsesi Mirko duket shumë në formë, madje ka marrë vëmendje të papara nga femrat pas postimit të disa fotove në plazh, gjatë pushimeve këtë vjeshtë. Mikeshat e tij italiane e ngacmojnë me komente të tipit që ky është viti i tij më mirë, apo që ngeli duke pushuar e bërë qejf, ndërsa disa të tjera e miklojnë me komplimente të pafundme për pamjen dhe trupin. Fakt është që Mirko i ka ngritur temperaturat në këtë prag dimri, ndërsa ka ekspozuar fizikun gjithë muskuj. Babai i një vajze nga martesa me këngëtaren shqiptare Soni, shfaqet shumë në formë, edhe pse tani pamja e tij dominohet nga thinjat.