Miriami ndan videon më të veçantë, zbulon për herë të parë portretin e vogëlushit

Prej momentit kur u bë nënë për herë të dytë, këngëtarja e njohur Miriam Cani është kujdesur ta ruajë portretin e vogëlushit me fanatizëm. Por sot ajo nuk ka rezistuar më dhe ka ndarë një video mjaft emocionuese ku shfaqet me Duam dhe për herë të parë duket porteti i ëmbël i tij.

Ajo i ka dedikuar dhe disa fjalë speciale të voglit të saj për të cilin thotë se e ka frymëzuar të krijojë diçka që është e mbushur me dashuri dhe mirësi.

“Duam, si e do natyra diellin

Duam, si e duan yjet qiellin

Ti më ke frymezuar të krijoj diçka që është e mbushur plot dashuri e mirësi.

E pastër si dashuria e nënës”, shkruan Miriam. Ndjekësit kanë nxituar të komentojnë për këtë video kaq emocionuese dhe plot dashuri.