Miriami feston 37-vjetorin, Albani i bën urimin e veçantë jo vetëm si bashkëshorte
Ata janë ndër çiftet më të dashur të showbizit, të cilësuar shumë herë si model i dashurisë së përsosur, aq sa shpesh edhe në tekstet e tyre e kanë quajtur njëri-tjetrin “ëngjëll”, apo “jemi pa një mijë skandale”. Bëhet fjalë për Alban Skënderajn dhe Miriam Canin.
Kjo e fundit, feston sot ditëlindjen dhe ka marrë urime të shumta nga njerëzit e saj të afert, fansat e miqtë. Ndërsa, urimin më të bukur e të ndjerë ia ka bërë bashëshorti Alban Skënderaj.
Ai ka publikuar në Instagram një foto të saj dhe e ka shoqëruar me fjalë tepër të ndjera. “Gëzuar gruas, vajzës, të dashurës, shoqes, artistes dhe mamit më të mirë në botë!”, ka shkruar ai. Me siguri, ky është urimi që çdo grua do të dëshironte të merrte në një ditë aq të rëndësishme.
Më herët, si dhuratë të parë, ai i dërgoi Miriamit një buqetë lulesh, shoqëruar me një pusullë ku shkruante: “Gëzuar dashuri! Faleminderit për dashurinë që na dhuron çdo ditë. Je njeriu më shtrenjtë në jetë! Të dua pafund. Përgjithmonë bashkë!”.
Kujtojmë se çifti janë prindër të dy fëmijëve, Amelisë dhe Duamit.