Miriam Cani i dedikon këngë djalit për 1-vjetorin: Sa shumë të dua
Këngëtarja ka vendosur që pikërisht sot, të publikojë këngën dedikuar djalit të saj me titull “Sa shumë të dua”.
Duam, djali i Miriam Canit dhe Alban Skënderaj mbush sot 1 vjeç, dhe dhuratën më të bukur ia ka bërë Miriami. Këngëtarja ka vendosur që pikërisht sot, të publikojë këngën dedikuar djalit të saj me titull “Sa shumë të dua”.
“Gëzuar ditëlindjen tënde të parë dashuria ime. Këtë këngë të thjeshtë, por të sinqertë mami e këndoi me shumë dashuri. Një dhuratë me tinguj zemre për ty. Të dua Duam”,- shkruan Miriam.
Kënga është pa videoklip , por në sfond është një foto e Miriamit me Duam. Me siguri kjo këngë që u nis si dhuratë për Duam, tashmë do të kthehet në dhuratë për shumë nëna të cilat do ua këndojnë fëmijëve si ninullë para gjumit.
(d.a/dosja.al)