Miriam Cani flet për “fëmijën” e tretë dhe sigurisht, edhe për zënkat me Albanin!
Prej kohësh, Miriam Cani është distancuar nga muzika dhe po i dedikohet biznesit.
Këngëtarja e dashur për publikun, tashmë ka themeluar linjën e saj të veshjeve për fëmijë, të quajtur “Mimi”, frymëzuar nga emri i saj i fëmijërisë.
Në kopertinën e saj për Revistën Class, Miriami ka dhënë një intervistë mjaft personale, ku ka treguar jo vetëm detaje të biznesit, por edhe të jetës familjare.
“Brandi që kemi krijuar quhet MIMI. Kështu më thërrisnin kur isha e vogël. Atë ndjesi që të japin kujtimet e fëmijërisë, atë pastërti, atë pafajësi dhe butësi jemi munduar të përkthejmë në dizajnet e veshjeve që kemi krijuar. Por këtu dizajni nuk është aq thelbësor sa është produkti”, – ka treguar këngëtarja.
E pyetur nëse do të ketë një fëmijë të tretë në horizont, Cani përgjigjet: “Bebushi im i tretë quhet “MIMI“! Për momentin jam shumë e lumtur dhe e plotësuar me këta “3 fëmijë”.
Këngëtarja, tashmë sipërmarrëse, ka folur edhe për Albanin dhe “zënkat” mes tyre.
Ne jemi një çift i zakonshëm si gjithë të tjerët. Perfeksioni nuk ekziston. Qeshim, qajmë, duhemi dhe grindemi si çdo çift tjetër. Dhe është mirë kështu, sepse këto momente e mbajnë një lidhje gjallë”, – rrëfen Miriam.