Miriam Cani dhe Alban Skënderaj do të bëhen prindër për herë të tretë?
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, një nga çiftet më të dashura të skenës muzikore shqiptare, shpesh ndajnë momente të veçanta nga jeta e tyre personale me ndjekësit në “Instagram”.
Së fundmi, çifti ka publikuar video festive, duke treguar se atmosfera e festave ka mbërritur edhe në shtëpinë e tyre. Në imazhet e ndara, Miriami shfaqet me një fustan të bardhë elegant, që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve për një detaj të veçantë, raporton Kryefjala.
Barku i saj i rrumbullakosur ka ngjallur dyshime dhe spekulime mes fansave, të cilët po pyesin nëse familja Skënderaj-Cani është në pritje të një lajmi të bukur.
Mos ndoshta Miriami është në pritje të ëmbël për herë të tretë?
voxnews.al