Miri i “West Side Family” dhëndër në Gjermani, si dukej këngëtari ditën e martesës

Armir Shahini, një nga anëtarët e grupit “West Side Family” është rikthyer në Shqipëri për projektin e ri “Beso”me Land Hysin, i pari klip pas ndarjes parakohe nga jeta e Dr. Florit. Gjatë këtyre viteve mungese në muzikë, Miri ka jetuar në Gjermani, vendi ku dhe ka krijuar dhe familjen e tij si baba i një vajze, nga martesa me partneren simpatike gjermane, Rabean. Me kostum të zi shik e kravatë të zezë, e sigurisht me mjekër ishte pamja e artistit në ditën e celebrimit, ku shfaqet në krah të nuses me të bardha gjithë klas. I ftuar në programin e Arjola Shehut “Kush vjen për drekë” këtë javë, Miri tregoi se si ia kishte mësuar gjuhën shqipe nuses gjermane. “I thashë që në fillim, mësoje shqipen nëse do të jesh në gjirin e familjes sonë. Ajo nisi mësimet nga interneti. Pastaj erdhëm në Shqipëri, dhe e lashë në shtëpi me mamanë time duke u thënë: Nuse e vjehërr merruni vesh me njëra-tjetrën!”. Dhe rezultati kishte qenë perfekt rrëfeu ai ndërsa gatuante pjatën që di të realizojë më mirë në kuzinë.