Mirela Milori nuk mban dot lotët, qan në studio teksa dëgjon historinë e dhimbshme
“Historia ime”, në Tv Klan ditën e sotme solli një histori të pazakontë të një 13- vjeçareje, e cila jeton në kushte të vështira së bashku me mamanë e saj. Kjo e fundit është në një gjendje jo të mirë shëndetësore.
Vogëlushja në studio ka treguar dhunën që babai i saj ushtronte vazhdimisht ndaj tyre, por edhe vëshirësitë që kanë kaluar kur u larguan nga shtëpia.
Për një periudhë kohe, ajo dhe mamja e saj janë endur rrugëve pa ushqim dhe një strehë ku mund të qëndronin. Në studio, Ana me zërin që i dridhej kërkon që të ketë edhe ajo një familje, të mund të festojë si gjithë të tjerët, të mos ketë mungesa në ushqime apo veshje, por edhe të përfitojë pensionin e babait të saj që është ndarë nga jeta.
(Marrë nga Tv Klan)