Mirë të tjerët, por Anën e Përputhen e tall keq dhe ish-i dashuri për këngën e saj (foto)
Si duket Arsimi dhe Ana e Për’puthen nuk janë ndarë mirë dhe këtë e kanë treguar thumbimet e tyre në rrjetet sociale. Së fundmi, ish-konkurrenti i ka ironizuar keq ish-të dashurën e tij në pikën e saj më të komentuar në rrjetet sociale, këngën.
Një komentues i ka shkruar se ka marrë famë nga Ana, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak Arsimit, Ky i fundit i është kthyer duke cituar “make the budy ëork”. Me siguri edhe ju e di që i referohet refrenit të këngës së saj, që është kritikuar aq shumë. Le të themi se Ana la shumë për të dëshiruar si ‘këngëtare’ duke marrë lumë kritikash sidomos për anglishten e saj. Dhe as Arsimit nuk mendoka si Marko.
Pak javë më parë Arsimi dhe Ana i dhanë fund lidhjes së tyre. Brenda pak javësh nga momenti që ata të dy bënë publike romancën, vendosën të ndanin përfundimisht rrugët. Arsimi ka rrëfyer se ka pasur një pëlqim shumë të fortë për Anën dhe se madje kanë shkëmbyer unaza me njëri-tjetrin. Por, tregoi se Ana donte vëmendje gjatë gjithë kohës dhe se kjo gjë ishte bërë e bezdisshme për të. Nga ana tjetër, Antonela vijon rrugëtimin e saj në Për’puthen.
/News31