Mirë se erdhe në klub! Hailey Bieber tregon se çfarë e shqetëson gjatë shtatzënisë
Duket se pritja e ëmbël e Hailey Bieber nuk është e gjitha një periudhë e bukur dhe plot shkëlqim! Përmes një selfie të publikuar në Instastory, ajo ka ndarë me ndjekësit dhe jo vetëm një shqetësim që e kanë gjithë nënat e ardhshme: Dhimbjen e shpinës!
“Pra, kush do më thotë diçka për dhimbjen e shpinës?”, shkroi ajo.
Kjo cilësohet si një gjendje e zakonshme që ndodh te gratë shtatzëna për shkak të rritjes së peshës trupore, por edhe ndryshimin e nivele të hormoneve, sipas Mayo Clinic.
Të tjera shenja që përjetojnë gratë shtatzëna?
#1 Thithkat e gjoksit bëhen më të ndjeshme
#2 Dhimbje të forta të gjoksit
#3 Ndryshim i ngjyrës së vaginës
#4 Shkarkime të shumta sekrecionesh vaginale
#5 Dhimbje stomaku të pazakonta
#6 Njolla apo shenja të papritura në trup
#7 Ndjesi fryrjeje gjatë gjithë kohës
#8 Lodhje
#9 Errësimi i thithkave të gjoksit
#10 Ndjesi më të shpeshta urinimi
Hailey dhe Justin ndanë lajmin e ëmbël se do të bëhen prindër më herët gjatë këtij muaji përmes një seti fotografish dhe videosh të veçanta. Deri më tani dihet se ata kanë zgjedhur emrin e bebit dhe sipas tyre është “i përsosur”.
Anabelmagazine