“Mirë që s’i flet, por i ha dhe bukën”/ Moment për të mos u humbur, Arbana futet në shtëpi (VIDEO)
Prova e javës në “Big Brother Vip” lidhet me rastin e “Halloween”.
Gjatë këtyre ditëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë ndodhur ngjarje të çuditshme, zhurma, persona të mas kuar, por nga ana tjetër banorët nuk duhet të reagojnë fare.
Mirëpo, përveç personave të maskuar në “BBV” është futur dhe Arbana Osmani.
Momentin epik e ka ndarë mikja e saj më e mirë, Xhemi Shehu, ku vihet re si Arbana ecën në dhomën e ndjenjes teksa konsumon ushqimin e banorëve.
Krahas videos, Xhemi ka shkruar me humor: “Mirë që s’i flet, por i ha dhe bukën”. Sigurisht banorët nuk kanë mundur që t’i flasin dhe të komunikojnë me të.