Mira Meksi humb Blankon: Më fali dashuri të vërtetë dhe pa kushte për 12 vjet e 3 muaj

Shkrimtarja e njohur Mira Meksi ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale dje në mbrëmje humbjen e qenushit të saj Blanko. Mes dhembjes shkrimtarja kishte zgjedhur fjalët më të bukura për Blankon ndërsa shkruante: “Pushoi zemra e vogël e krijesës më të mrekulleshme të universit për mua, që më fali dashuri të vërtetë, të qashtër dhe pa kushte për 12 vjet e tre muaj. U shua jeta e Blankitos së shtrenjtë që më rrethoi me energjinë e tij të jashtëzakonshme, të çmuar sa vetë dashuria e qiellit. Qenushi im ishte një engjëll dhe shkoi pranë tyre. Paqe për Blankon e paharrueshëm!”, shkruante Meksi në statusin që u pasua nga fjalët ngushëlluese të miqve.